Balliu denoncon me foto: Rama rikthen rradhat në ambasada

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook ka publikuar një foto nga ambasada gjermane në vendin tonë, ku shihen qindra shqiptarë në rradhë. Sipas tij, keqeverisja, vjedhja, padrejtësia, papunësia janë arsyet që po detyrojnë shqiptarët të largohen.

Postimi i plotë

Kjo është pamja e trishtë pranë Ambasadës Gjermane. Qytetarët janë rikthyer sërish masivisht dhe kërkojnë të largohen nga vendi. Shkaktari është një dhe i vetëm: EDI RAMA. Keqeverisja, vjedhja, padrejtësia, papunësia janë arsyet që po detyrojnë shqiptarët të largohen. Por duhet të bëhemi bashkë e të largojmë Ramën përpara se ai të largojë shqiptarët nga vendi. LARGIMI I TIJ ËSHTË EMERGJENCË KOMBËTARE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?