Balliu: Hapja e kutive në Berat vërteton vjedhjen e zgjedhjeve. 19 qytetarë kanë votuar plot 53 herë
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se hapja e kutive në Berat, bërteton vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, ku 19 qytetarë kanë votuar 53 herë. ”Është qesharake ti quash zgjedhje këto vjedhje, është e turpshme të quash proces demokratik një proces kriminal. Në këto qarqe duhet të përsëriten zgjedhjet, pasi nëse më parë kishte indicie për vjedhje sot ka fakte e prova konkrete dhe vjedhja e votave është mision i kësaj bande në pushtet”.
Postimi i plotë
Dje kishte indicie për vjedhje sot ka fakte për vjedhjen e zgjedhjeve. Në qarqet ku po faktohet vjedhja e votës duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Hapja e kutive në Berat vërteton vjedhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Si asnjëherë më parë brenda pak orësh pas hapjes së kutive u vërtetua vjedhja masive e votave në Berat, ku 19 qytetarë kanë votuar plot 53 herë.
Është qesharake ti quash zgjedhje këto vjedhje, është e turpshme të quash proces demokratik një proces kriminal.
Në këto qarqe duhet të përsëriten zgjedhjet, pasi nëse më parë kishte indicie për vjedhje sot ka fakte e prova konkrete dhe vjedhja e votave është mision i kësaj bande në pushtet.