Balliu: Kallëzim penal për policët që dhunuan banorët tek ”Astiri”

Të enjten, jashtë dyerve të Prokurorisë së Tiranës, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, tha se do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve të “Astirit”, teksa shtoi se në gjyq nuk e po e çon ligji por Edi Rama. Këtë të premte, së bashku me sekretarin për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, ata do të dorëzojnë kallëzim penal për policët që ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj banorëve që dolën në mbrojtje të banesave. Balliu dhe Gjata do të paraqiten në prokurorinë e Tiranës në orën 13:15 për të bërë kallëzimin. Kallëzimi penal ndaj Policisë për përplasjet e mëngjesit të së martës mes banorëve dhe punonjësve të Policisë.

Në një deklaratë për mediat Balliu tha se ky është hapi i parë dhe premtimi i PD për banorët e ”Unazës së Re” dhe dhimbjes së nënave dhe fëmijëve. Ndërsa hapi i dytë sipas tij dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të jetë në qeveri. ”Është hapi i parë i një premtimi nga PD për banorët e Unazës dhe të gjithë ata që i kanë dhunuar e ushtruar dhunë me gaz lotsjellës, dhimbjen e atyre fëmijëve që u traumatizuan nga shkopat e gomës e gazi lotsjellës. Për të gjitha këto do vihen para përgjegjësië. PD do të mbrojë kauzën e drejtë e kushtetuese. Projekti është fiktiv, gjithçka kane hequr duhet dëmshpërmblyer edhe dhuna dhe drama që kanë kaluar fëmijët e nënat e atyre banorëve. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë në qeveri do të jetë dëmshëprblimi cent për cent i këtyre pronarëve që po u vidhet shtëpia”.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re, duke përdorur metoda të dhunshme. ”Janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re. Policia ka përdorur metoda të dhunshme ndaj banorëve”.

SHKARKO APP