Balliu: Kumbari i krimit, Rama të ikë bashkë me bandat që qeverisë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, shkruan për rastin e denoncuar nga partia e tij, për kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Teksa thotë se Rama ka zgjedhur të qeverisë me kriminelë, Balliu përçon thirrjen që bandat që largohen nga zyrat e shtetit. ”Ndaj çdo ditë del një Valdrin, një Agim, një Ols, një Saimir, një Prenga, një Ndreu apo dhe një Avdyl. Sot u faktua dhe një tjetër kryebashkiak në lidhje me narkotrafikun dhe bandat. Nuk mban më. Ka ardhur koha të largojmë bandat nga zyrat e shtetit”,-shkruan Balliu.

Postimi i plotë

Rilindja është ideuar, krijuar, promovuar dhe sponsorizuar nga krimi. Kumbari i krimit, Edvin Rama ka zgjedhur si ortakë në qeverisje kriminelët, narkotrafikantët dhe vrasësit. Të jesh pjesë e Rilindjes duhet patjeter të plotësosh një nga këto kritere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe deputetët, ministrat e tashmë dhe krybashkiakët e dalë nga zgjedhjet socialiste plotësojnë kushtin e Rilindjes, të kenë lidhje me krimin. Edvin Rama nuk ka lënë bandit e kriminel pa futur në zyrat e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj çdo ditë del një Valdrin, një Agim, një Ols, një Saimir, një Prenga, një Ndreu apo dhe një Avdyl. Sot u faktua dhe një tjetër kryebashkiak në lidhje me narkotrafikun dhe bandat.
Nuk mban më. Ka ardhur koha të largojmë bandat nga zyrat e shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?