Balliu: Ky parlament nuk ngre dot komision hetimor për shkarkimin e Metës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha në emisionin “Opinion” se komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta nuk mund të ngrohet nga ky kuvend.
Duke ju referuar ligjit, Balliu tha se brenda 4 muajve para përfundimit të mandatit të kuvendit, nuk lejohet ngritja e komisioneve hetimore.
“Komisioni hetimor ka ligjet e veta. Komisonet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajave para përfundimit të mandatit të kuvendit. Ky komision nuk ngrihet, është muhabet kot. Lexoni ligjin, para 4 muajve nuk e ngrenë dot, është jashtë ligjit, ky kuvend nuk e ngre dot”, tha Balliu.