Balliu: Me vendimin për Berishën, Basha nuk e ka fuqizuar PD

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se me vendmin kundër Sali Berishës, kreu Basha nuk e ka fuqizuar aspak PD.

“Unë mendoj se SHBA mbështesin qytetarët shqiptarë, për interesat tona kombëtare. Kryetarit të PD nuk i kemi dëgjuar asnjë fjalë për patronazhistët. Kreu demokrat qartazi me vendimin për Berishën nuk ka fuqizuar opozitën.

Së dyti, zotëri ti ke mbështetje në bazë për këtë? Nuk mund të pretendosh që duke quajtur ata llum dhe antiamerikanë, impresionon njeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di pse duhet përdorur fjala “llum”. Kjo se Lulzim Basha në vitet e fundit ka pasur ministri dhe Bashkia e Tiranës. Për cilin llum e ka fjalën? Nuk shkojnë këto diskutime brenda partisë. Kthehemi tek Foltorja. Unë nuk them ose kështu si them unë ose ju të tjerët të gjithë largohuni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne po diskutojmë, hajde të mbledhim një Kuvend, ti ke mendimin tënd e unë timin, hajde të diskutojmë dhe hajde të votojmë. Vendimin e votës të gjithë ta respektojmë. Çohet kryetari e thotë që jo nuk njoh Kuvendin. Duhet të mblidhet Kuvendi, të merren firmat e mbaroi filmi”, u shpreh Balliu në “Syri.net”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?