Balliu për Ramën: Çdo bandit kthehet tek vendi i krimit
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama ka bërë në Vlorë, për projektin e ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin. Sipas tij, punët e pambaruara janë të tilla sepse nuk janë marrë paratë për të kryer punë. Paratë janë tërhequr nga buxheti për tu vjedhur nga bashkëpuntorët e Ramës. ”Kuptohet se nuk kushtojnë pllakat dhe pemët por babëzia e Ramës nuk njeh limit. Është vendoshmëri dhe qenia e një mashtruesi dhe hajduti të pashoq që për milionat e tij shet detin, shet Kosovën, shet popullin, shet gjithçka”,-shkruan Balliu në facebook.
Postimi i plotë
Kur shoh Ramën të bëjë inspektime të puneve, ku paratë janë marrë por projektet janë thjesht 3D, më kujtohet shprehja se: çdo bandit kthehet në vendin e krimit.
Në fakt punët e pambaruara janë të tilla sepse nuk janë marrë paratë për të kryer punë. Paratë janë tërhequr nga buxheti për tu vjedhur nga bashkëpuntorët e Ramës.
Shoh në Vlorë Lungo Maren, kaq mjafton për të kuptuar se 10-tra miliona euro shkojnë për pllaka e pemë!
Por kuptohet se nuk kushtojnë pllakat dhe pemët por babëzia e Ramës nuk njeh limit. Është vendoshmëri dhe qenia e një mashtruesi dhe hajduti të pashoq që për milionat e tij shet detin, shet Kosovën, shet popullin, shet gjithçka.