Balliu: PS kërkon shkarkimin e Metës pa prova, pse nuk ikën Veliaj për Teatrin?

Maxhoranca dhe opozita zëvëndësuese, me 104 vota votuan pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Fjalën e fundit për shkarkimin do ta japë Gjykata Kushtetuese. Kurse ish-deputeti, Klevis Balliu, thotë se PS-ja kërkon shkarkimin e Metës pa pasur prova, ndaj dhe shtron pyetjen se përse nuk shkarkohet Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar.

”Ne disponojmë fakte dhe mendoj se ka ardhur koha që përmes këtyre komisioneve hetimore parlamentare ti nxjerrim përgjegjësit përballë fakteve dhe dokumentave, qoftë për dosjen e inceneratorëve dhe dhjetëra koncesione të tjera. Qoftë për shembjen e Teatrit me votimin e ligjit antikushtetues. Shkelet Kushtetuta dhe çfarë ndodh?

A mban njeri përgjegjësi nëse shkelet Kushtetuta? Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin, është ligj antikushtetues. Këta që e kanë votuar çfarë përgjegjësie kanë, çfarë dënimi marrin. Kjo mazhorancë kërkon shkarkimin e Presidentit të Republikës sepse sipas mendimit të tyre, pa prova dhe fakte dhe pa vendim nga Gjykata Kushtetuese, ai ka shkelur Kushtetutën.

Po Erion Veliaj pse nuk shkarkohet, ose pse nuk hetohet për dosjen te Unaza. Pse nuk hetohet Afrim Qendro? Përkundrazi këta individë që janë të përfshirë në këto mega afera qindra miliona euroshe promovohen në poste kyçe si Afrim Qendro që po promovohet për kryebashkiak të Vlorës. Sa më hajdut të jesh dhe sa më i lidhur me krimin aq më lart shkon me Rilindjen”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP