Balliu: Rama po lufton për një humbje sa më të ngushtë me 25 prill, në lojë “koka” e tij, strehë kishte Kryeministrinë
Koalicionet parazgjedhore mbeten pika e mosdakortësisë mes opozitës dhe mazhorancës për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Botuesi dhe gazetari, Fahri Balliu, ai thotë se Rama duke parë pozitën e tij të vështirë përballë elektoratit, basti i tij është të sigurojë një humbje me një diferencë sa më të vogël të mundshme përballë kundërshtarit.
Balliu: Është në kufij të kohës ndarëse mes edicioneve zgjedhore lexohet më qartë. Duke e parë pozitën e vet shumë të vështirë dhe të dyshimtë përballë elektoratit përpiqet në këtë kohë të fitojë sa të mundet mundësira përmes teknikaliteteve ose shkeljes së parimeve zgjedhore në mënyrë të tillë që të sigurojë qoftë dhe një humbje me diferencë të vogël. Po thyen traditën shumë të mirë të politikës shqiptare që vendimet për këto çështje i ka marrë me konsensus. Shkeljet e traditës në një vijueshmëri politike janë goditje që thyejnë boshtin e zhvilimit politik, ky po e thyen këtë bosht qoftë me prishjen e konsensusit qoftë me sulmin ndaj koalicioneve që në Shqipëri kanë funksionuar. Po vendos një rekord të ri anti-politik.
Sa i takon propozimit të PS për listat, ai shprehet se “listat e hapura të Ramës janë një kasafortë e mbyllur, shqiptarët nuk kanë mundësi jo vetëm të votojnë kandidatin që duan por as partinë që duan se po i godet të dyja njëherësh”.
Afatet kanë skaduar nga pikëpamja ligjore dhe Shqipëria rrezikon të shkojë në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral.
Balliu thotë se Rama nuk do të bëjë asnjë lëshim pasi luan për “kokën” e tij.
Balliu: Rama nuk do të bëjë asnjë lëshim si për listat ashtu dhe koalicionet. Janë iluzione.Duke qenë në krye të OSBE për meritat e qeverisë së mëparshme ai është njeriu që pengon partitë politike ti drejtohen ODIHR, ky është super rekord i zi.Jo vetëm afatet kohore do ti shkelë, por ai me çdo kusht do ti kalojë këto çështje kështu. Nëse pas mandatit të parë luante për një mandat të dytë tani luan për kokën e tij.Ka një qeverisje ekstremisht problematike adiotologjia e tij skizofrenike e fjalorit të tij me metaforat anale nuk mund ta shpëtojë këtë pas humbjes së pushtetit. Posti kryeministror ka qenë streha e sigurt e tij, gjithë organet ligjzbatuese nuk i janë drejtuar kurrë një qeveritari aq më pak këtij që janë të ngarkuar me shkelje të ligjit që nga tenderat sekretë të pandemisë deri te prishja e garave dhe shpërblimet e majme që marrin si ryshfet për lëshimet që bëjnë apo firmat që u duhen qytetarëve apo bizneseve. Qeveria që do të vijë pas këtij nuk mund të vazhdojë pa e ndëshkuar. Ky e di që pas 25 prillit i fillon kalvari i vajtjes nëpër gjyqe.Mendo çfarë të bën një njeri kur luan për kokën e tij, ka filluar kontaktet me krimin e organizuar, ka vënë në dispozicion para të zezë të pafund për zgjedhjet.
Balliu nuk kurseu edhe ironinë duke thënë se Rama humbi timonin dhe i mbeti në dorë tepsia.
Balliu: Ky siç hyri me timon dhe tepsi e hodhi dhe timonin nga dora se nuk mund ta mbajë, i ka mbetur vetëm tepsia. Çfarë mund të vjedhë atje si në furrën e Hamitit në Elbasan, është vetëm vjedhës i tepsisë.Ai ka vetëm hallin e tij, pasuria personale e tij ëahtë tortura e tij. Është kollaj ta vjedhësh por vështirë ta fshehësh. Ku do ti çojë, nuk do të jetë më kryeministër.
Në intervistë për RTV Ora, Balliu komentoi edhe skandalin me zhvendosjen e votuesve të denoncuar nga “BOOM”.
Balliu: Nuk është hera e parë e bëri dhe në 2017. Por këtë radhë ka gjetur një firmë që duke e poshtëruar ministrin e brendshëm dhe duke e vënë në tezgën që mund ta shkarkojë, i ka dhënë këtë detyrë që të shpëtojë, të bëjë spostimet drastike. Kjo detyroi dhe ambasadoren amerikane të shkojë atje, kjo lë gjurmë dhe do të verifikohet. Nuk ka asnjë variant që ti fshehë këto si struci.Është recidivist i krimit elektoral. Vendet e punës që do të hapen janë thjesht elektorale. Për dy kontrolle po shkon Shqipëria në një tragjedi të jashtëzakonshme ekonomike, të merret fondi i pagave të bashkive se çfarë tmerri po bëjnë me punësimet për votat.Një kontroll tjetër i madh i jashtëzakonshëm që do të ishtë frytdhënës për të kuptuar se çfarë ndodh në Shqipëri është të verifikohen paratë me të cilat po ndërtohen kullat në Shqipëri.
Ndërkohë Ballliu vlerësoi planin ekonomik me 5 pika të Bashës për t’iu përgjigjur emergjencës në vend.
Balliu: Ka projekt të mirëfilltë ekonomik për nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo tragjedi ku e ka futur Rama. Ai(Rama) përpiqet ti vjedhë ato të Bashës dhe të aplikojë ndonjë gjë sa ta mbajë me frymën gjallë këtë popull.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma