Ballkan/Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve

Nga Kastriot Islami –

Shqipëria ndonëse ka marrë masat më drastike në rajon e botë, madje deri në prekje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe pa respektuar shtetin ligjor, mban rekordin për numrin e lartë të vdekjeve, më të lartin në rajonin e Ballkanit. Nga opinionet e të gjithë ekspertëve, e vetmja statistikë afër realitetit është vetëm numri i vdekjeve, ndonëse edhe kjo shifër nuk ka asnjë cudi të jetë zvogluar.

Nëse do ti referoheshim numrit të vdekjeve nga COVID-19, të raportuar nga autoritet zyrtare shqiptare, sot në datën 3 prill 2020, për 1 milion banorë, Shqipëria mban rekordin në Ballkan me 6 viktima për 1 milion banorë (kjo shifër me shumë gjasa mund të jetë edhe më e lartë sepse është llogaritur me shifrën e popullsisë së rregjistruar prej 2877779 banorë që me shumë gjasa do të jetë më e ulët por edhe për vetë shifrën e 16 viktimave ka shumë dyshime). Edhe shifra e vdekjeve për 100 të infektuar në Shqipëri është më e larta në Ballkan, ajo është 5,3 viktima për 100 të infektuar. Këto dy shifra zbulojnë një arsye të fortë: Sistemi shëndetsor në Shqipëri, edhe me një numër kaq të vogël të infektuarish është në agoni. Ndërkohë që mjekët janë heronjë të vertetë, kushtet në të cilat ato punojnë dhe vecanërisht kanë vepruan në rrethanat e COVID-19 duken se janë skandaloze. Numri i punonjësve shëndetsor për 1000 banorë është më i ulti në rajon. Shumë punojës shëndetsor janë larguar nga vëndi kohët e fundit për shkak të kushteve mizerabël të trajtimit të tyre dhe pasigurisë. Mungojnë maskat dhe mjetet e tjera të mbrojtjes duke i ekspozuar këtë punonjës ndaj infektimit me COVID-19. Numri i aspiratorëve për frymë është më i ulti në rajon për të mos thënë është jo ekzistent. Numri i kiteve per teste është më i ulti dhe për më tepër mbahet sekret. Thënë ndryshe, jemi në “situatë lufte” ku asnjë “ushtarët e vijës” së parë nuk ka as pushkë me gjalmë…Kjo është ushtria e Edi Ramnës që ka shpallur luftën dhe pa marrë asnje masë e kanë ushtrinë në ditën e saj më të zezë përballë “armikut”…

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe që ajo bën mu e mbrohet me kokëfortësi nga menaxheri mashtrues është numri shumë i ulët i testeve, më i ulti jo vetëm në baotë pro ndoshta edhe në botë. Shqipëria ka bërë gjithsej deri më sot vetëm 2031 teste ose 71 teste për 10 mijë banorë. Ndërkohë që Koreja e Jugut ka bërë mbi 400 mijë teste për një popullsi prej 50 milion banorë ose 800 teste për 10 mijë banorë\. Ndërkohë që Franca, Gjermania, Italia, e shumë vënde të tjera, edhe në respect të rekomanidmeve ndërkomëbatre, po kalojnë në rregjimin e testimit masiv të popullsisë. Pqr shëmbull Franca në javën e dytë te prilit do të kryejë 100 mijë teste në javë ndërkohë që Shqipëria ka kryer vetëm në një javë ka bërë vetëm 800 teste??!!! Nga të gjithë ekspertët e epidemiologjisë deklarohet ndër të tjera se 1) nuk mund të ketë menaxhim apo strategji të sukseshme në rastin e pandemisë pa bërë teste që të japin një informacion të besueshëm për nivelin e prekjes nga virusi; ii) në mënyrë indirekte numri I lartë i testeve ndihmon në uljen e vdekshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja përse Edi Rama ngul këmbë me kokëfortësi në mos kryerjen e testeve dhe mbajtjen e tyre sekret nga publiku…

Mesa duket ai ka synuar që nga fillimi i kësaj krize të mbajë nën kontroll të gjithë statistikat sepse vetëm kështu do të mund ti manipulonte e paraqiste ato sipas qejfit…Sepse vetëm kështu menaxhimi s’do të mund të ishte rezultat i mendimit profesional, për rrjedhojë as strategjia, as masat drastike dhe as veprimet e përditshme nuk do të ishin rezultat i mendimit të ekspertëve dhe profesionistëve, por thjesht rezultat i halucinacioneve e menaxhimit karakterial të një individi që për shkak të kompleksit të inferioritetit mban sekret gjithcka, thjesht e vetëm për interesin e pushtetit të tij personal. Sepse mendon së në këtë mënyrë do të mashtrojë qytetarët se ai ishte menaxheri hero dhe i suksesshëm e kësaj pandemie???!! Dhe në mbështetje të kësaj qasjeje ka një shpurë klienteliste të përzgjedhur e të ndrydhur prej tij që i mbron të gjithë mbrockullat e tij dhe i hidhet në fyt cdo kundërshtari që thotë të vërtetën madje duke e kërcënuar se po përhap panik…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?