Balluku: Aeroporti i ri do të ndërtohet në Gjirokastër
Gjatë konferencës për shtyp, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.
“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha Balluku.
Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës.