Zëvendëskryeministrja Balluku: Akademia e energjisë, projekti më i ri dhe një mundësi e shtuar për të gjithë të rinjtë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qënë në shkollën profesionale “Gjergji Canco” për të prezantuar projektin më të ri të ndërmarrë nga OSHEE, Akademia e Energjisë.
Ky projekt është një mundësi e shtuar për të gjithë të rinjtë, shprehet Balluku.
“Akademia e Energjisë është projekti më i ri që kemi ndërmarrë përmes OSHEE-së, duke pasur në fokus zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë. Një risi e cila gërsheton teorinë me praktikën. Bashkëpunimi me shkollat profesionale mbetet një element kyç, ndaj në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco” prezantuam para drejtuesve të shkollave të ndryshme profesionale dhe nxënësve këtë nisëm të re, si një mundësi e shtuar për të gjithë të rinjtë, por edhe si një tjetër provë e bashkëpunimit gjithmonë e në rritje me shkollat profesionale”, ka shkuar Balluku në rrjetet sociale.