Balluku dhe Yuri Kim inspektojnë anijet që do të prodhojnë energji në Vlorë: Në garë me Gjermaninë

Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi këtë të hënë bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, dy anijet e vendosura në Vlorë të cilat do të prodhojnë energji. Termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë janë vendosur në Vlorë nga kompania amerikane “Excelerate Power”.

“Kemi konkurruar deri në moment të fundit për Gjermaninë. Excelerate vendosi që të humbte para duke pasur parasysh që ne do të kemi një partneritet afatgjatë. Kemi qenë në garë me Gjermaninë nëse do të vinin këtu apo atje”, i tha Balluku ambasadores Kim.

Nga ana tjetër, zv/kryeministra Balluku falënderoi ambasadoren Kim për kontributin e dhënë në sigurimin e kësaj marrëveshjeje.

SHKARKO APP