Balluku: Kemi mbrojtur familjet dhe 172 mijë biznese nga rritja e çmimit të energjisë
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se falë menaxhimit të mirë, qeveria ia doli që të mbronte 1 milion e 90 mijë familje shqiptare si dhe 172 mijë biznese të vogla nga rritja e çmimit të energjisë.
“Kemi pasur tre vite thatësirë në krahasim me 10 vitet e fundit. Por ia kemi dalë të qëndrojmë me parashikimet. Edhe pse ka pasur çmime rekord, si 31 gushti që arriti në 1044 euro për megavat/orë. Por me punën e mirë që u bë me kaskadën e Drinit dhe duke optimizuar rezervën energjetike dhe depozitimin e energjisë, ia kemi dalë që të mbrojmë qytetarët, 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë dhe 172 mijë biznese të vogla. U mor edhe një vendim për biznesin në tensionin e mesëm, ku përfituan 7 mijë e 200 prej tyre”, tha Balluku.