Balluku, kritika bashkisë së Durrësit: Shpenzoni më shumë ujë se një hotel

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të shtunën zhvilloi një takim me kryebashkiakët e qarkut Durrës për të diskutuar për reformën e ujit, pasi sipas saj menaxhimi i ujit të pijshëm në qark është shumë keq sa i përket arkëtimit dhe humbjeve në rrjet.

Balluku tha se Durrësi është në një situatë specifike duke kërkuar nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.

Një kritikë e kishte edhe për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Mendoni se harxhoni ju më shumë si institucion i Bashkisë Durrës apo në një hotel. Mund të ma sqaroni kryetare? 149 metra kub në muaj ndërkohë që një biznes privat si hotel vetëm 13 metra kub. Është një situatë që kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkisë. Kjo s’ka më lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit por duhet pasur kujdes“, tha ministrja.

SHKARKO APP