Balluku ndan historinë e Hygertës: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbështetje për rritjen e profesionistëve të rinj
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndarë shembullin e Hygertës, e cila është punonjësja më e re që i është bashkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në rrëfimin e saj, Hygerta ndan gjithë eksperiencën e të qenit pjesë e administratës publike, së bashku me ftesën drejtuar të rinjve që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.
“MIE do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për këdo, duke qenë krah dhe mbështetje në rritjen e profesionistëve të rinj”, theksoi Balluku. Hygerta shprehet se ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale me rezultate të larta.
“Aktualisht prej pak kohësh jam pjesë e administratës publike, e emëruar specialiste e sektorit të transportit ajror në MIE. Pasi u njoha me të gjitha politikat e rekrutimit në institucionin e Departamentit të Administratës Publike, aplikova për t’u bërë pjesë e këtij konkursië. Fillimisht kisha një lloj pasigurie pasi ishte hera e parë për mua që merrja pjesë në këto lloj procedurash dhe kisha dëgjuar fjalë të ndryshme në lidhje me zhvillimin. Megjithatë pas përgatitjes së duhur arritja që të merrja rezultatin e kërkuar”, shtoi Hygerta. Ajo u shpreh e se ndihet shumë e motivuar dhe e vlerësuar që po jep kontributin në vendin e saj.