Balluku nga aeroporti i Kukësit: I certifikuar nga NATO, plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri me dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për aeroportin “Flatrat e Veriut”.

Ajo u shpreh se aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike“, tha Balluku.

SHKARKO APP