Balluku: Nuk zgjatem shumë se nuk i pëlqen kryeministrit tim

Në mbledhjen e sotme të dy qeverive shqiptare në Elbasan, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli për projektet e hekurudhës dhe porteve të Durrësit e Porto Romanos, por zgjodhi të mos zgjatej shumë, duke thënë se kryeministrit Rama nuk i pëlqen kjo gjë.

Nuk do të zgjatem shumë sepse kryeministri im nuk i ka qejf fjalët e gjata, por ne jemi besimplotë se dhe projekt i përbashkët për portin e Durrësit do të ecë me ritme të plota. Ne zotohemi të dyja ekipet që të përmbyllim sa më shpejt fazën e parë për të pasur produktit dhe për të pasur projektit të detajuar“- tha Balluku.

SHKARKO APP