Balluku-PD: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë! Mërtirin e Zoton s’i kam parë as në foto

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pranishme këtë të hënë në Komisionin Hetimor për Incerenatorët, tha se shifra për të cilën pretendon PD-ja se janë vjedhur, pra 430 mln euro, është një abstragim.

“430 mln euro të vjedhura, është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige”, tha Balluku.

Belind Këlliçi: A keni zhvilluar takim elektoral brenda në Landfill dhe a keni marrë suport nga koncesionari i Tiranës?

Belinda Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes të futesha në landifll duke qenë se kisha konflikt interesi dhe ti më ke ndjekur këmba-këmbës për të më kapur në konflikt interesi, po s’ia ke dalë, kjo ishte për mbyllje dhe sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare nga ndonjë subjekt që mund të kem konflikt interesi dhe e deklaroj me përgjegjësi të plotë,

Jorida Tabaku: Ta kishe bërë këtë koment më parë që të kishin qeshur dhe disa kolegë që s’iu kishte qeshur buza më parë.

SHKARKO APP