Balluku takim me socialistët në Fier: Një strukturë kompakte dhe e përkushtuar, baza e suksesit të PS-së
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 2025 në qarkun e Fierit, ka postuar në Facebook foto nga takimi me strukturat në këtë qark. ‘‘Me OS e 4 rajoneve të qytetit të Fierit për të organizuar një strukturë kompakte dhe të përkushtuar e cila ka qenë dhe mbetet baza e suksesit elektoral të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030”,-shkruan Balluku.