Balluku takime me socialistët në Divjakë: Vijojmë të punojmë bashkërisht për investimet në bujqësi, infrastrukturë e më gjerë
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si drejtuese politike e PS-së në qarkun Fier, gjatë një takimi me socialistët në Divjakë, tha se vijojnë të punojmë bashkërisht për investimet në bujqësi, infrastrukturë e më gjerë. ”Gjatë takimeve në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Divjakë, ku diskutuam mbi angazhimin dhe punën që na pret me frymë optimizmi për impenjimin që duhet të ketë çdo organizatë për fitoren e 2025. Në Divjakë, qeveria shqiptare ka pasur një vëmendje të veçantë, por ka ende shumë punë për të bërë. Së bashku me jemi angazhuar, ku veç frymës së fitores të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për investimet në bujqësi, infrastrukturë e më gjerë”,-shkruan Balluku.