Balluku tek Autoriteti Rrugor Shqiptar: Burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm, meritojnë respekt dhe mirënjohje
Zv/kyeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, këtë të premte pati një vizitë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku u takua me Denisën dhe Nikollaqin.
Teksa ka ndarë pamje nga takimi, Balluku shkruan se shumë prej projekteve infrastrukturore të këtij vendi, vepra arti e akse rrugore, mbajnë edhe firmën e tyre. Për këtë zv/kryeministrja nënvizon se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm, dhe që meritojnë respekt dhe mirënjohje.
”Denis dhe Nikollaqi kanë “një jetë” që janë pjesë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Shumë prej projekteve infrastrukturore të këtij vendi, vepra arti e akse rrugore, që sot janë të aksesueshme nga të gjithë, mbajnë edhe firmën e tyre. Kënaqësi të bisedoja me ta. Burimet njerëzore janë aseti jonë më i rëndësishëm, të cilët meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Shembuj që janë frymëzim për çdo të ri”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

