Balluku: Unaza e Madhe hapet më 31 dhjetor

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi sot punimet në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjatë inspektimit, Balluku rikonfirmoi angazhimin për ta dorëzuar këtë lot brenda datës 31 dhjetor.

Gëlojnë kantieret e Unazës së Madhe. I kemi parë me detaje të gjitha zonat ku sot punohet dhe kemi përqendrimin e gjithë grupeve të punës dhe ekspertëve. Loti 1 është lidhja me ‘Shqiponjën’, është pjesa më e komplikuar që ne kemi pasur si për shkak të zonës së banuar përreth edhe për shkak të një pjese ujore që ka nëntoka në këtë zonë, që ka dashur disa ndërhyrje. Ne kemi pasur edhe rrugë dytësore që kanë qenë sfidë për projektin”, u shpreh Balluku.

SHKARKO APP