Balotazhet në 5 bashki. Kodheli fiton në Fier, Gjuci në Mat, Çota në Librazhd. Mëlyshi në Mirditë! Uka në Dibër
Kjo e dielë, PD-ja e Sali Berishës zhvilloi rivotim të kandidatëve që rezultuan më të votuarit në Primaret e së dielës së kaluar në bashkitë Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat. Në bashkinë e Fushë Arrëzit shkoi në balotazh, por gara u shty për një datë tjetër.
Në Fier fitues është Evdar Kodheli me 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Në Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.
Në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër, Arianit Leka mori 227 vota.
Në Mirditë u shpall fitues Albert Mëlyshi me 528 vota ndërsa Aleksandër Lala mori 332 vota.
Në Dibër fitoi Ismail Uka me 566 vota, ndërsa Besnik Alku mori 565 vota.