Bamir Topi: 21 Janari, vetëm një ditë në kalendar
Nga Elbasani ish presidenti në periudhën kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit që shkaktuan 4 të vrarë e disa të plagosur, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të atëhershëm Berisha, por edhe kreut aktual të ekzekutivit Rama. Sipas Bamir Topit, nuk bëhet drejtësi kur politika është instrumentalizuese e saj.
“Sot e akuzuara e madhe e 21 janarit mbetet politika e të gjitha krahëve, sepse pas 4 vitesh qoftë unë si ish-kryetar shteti dhe një nga të akuzuarit për grusht shteti më 21 janar shikoj që së pari nuk është bërë gjyqi politik i 21 janarit. Gjyqi politik i 21 duhet të bëhet në Parlament.
Le ti japin Sali Berishës sot, pas 4 vitesh një medalje, medaljen e trimërisë sepse më 21 janar ai realizoi 2 gjera: Nga dritaret e kryeministrisë u vranë njerëz të pafajshëm, nga zyrat e kryeministrisë u akuzuan rëndë institucionet e shtetit.”
Por ish-kreu i shtetit nuk la pa shigjetuar edhe kryeministrin aktual Edi Rama.
Meqë në 4 vite nuk ka ndodhur asgjë, mazhoranca ka frikë që të merret me këtë punë. Zoti kryeministër, që është në fuqi le ti presi familjarët, por është shumë i dobët para kundërshtarit të tij politik, Minimalisht sot ato që janë më prekur janë familjarët e viktimave, por edhe familjarët e të plagosurve, por edhe shumë të tjerë që janë të vrarë moralisht nga ajo situata. Mbi të gjitha janë shumë të vrarë shqiptarët që kur shikojnë se politika ka frikë të merret me një cëshjte shumë të rëndësishme tregon që asgjë nuk mund të vijë në vend nga kjo politikë.