Bamir Topi: Basha njeri pa karakter, PD-ja ka vdekur politikisht

Ish-presidenti Bamir Topi, thotë se nuk e konsideron më as politikan Lulzim Bashën. “Jo politikan, por pa karakter. S’mund të frymëzohen njerëzit me buzëqeshjen maskë”- tha këtë të hënë ish-presidenti Topi.

Si një njohës shumë i mirë i Partisë Demokratike, Topi u shpreh se kauzat janë ato që udhëheqin dhe jo njerëzit. ”Nuk e shikojnë këtë si një histori të një dështimi madhor të një kauze, por si problem personash. Këto persona po marrin peng kauzën opozitare. Ai që e keqpërdor më shumë, është ai që ka linjën zyrtare”. Sesi mund të zgjidhet kjo krizë në selinë blu, ish-presidenti tha se ka dy mënyra.

”Duke pasur formimin statist për funksionet që kisha si President, këtë çështje do e zgjidhja në dy mënyra. Ose do pranohesh politikisht të hapeshin sallat dhe të ballafaqoheshin të dy linjat, dhe të kalonin në votë, ose duhet t’ia lësh gjykatës. Ajo parti është e vdekur politikisht për fat të keq. Lindi në 8 dhjetor 1990, dhe për fat të keq vdiq”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP