Bamir Topi: Berisha u kthye në pronën e tij politike. Basha tokën e mbajti 9 vite, por donte ta tjetërsonte
Sali Berisha merr frenat e PD-së, dhe ish-presidenti Bamir Topi thotë se lideri historik i demokratëve është rikthyer në pronën e tij politike. Topi tha se Berisha e dha atë tokë në përdorim për 9 vite te një njëri të besuar, por sipas tij, Lulzim Basha donte ta tjetërsonte këtë pronësi.
”Berisha është kthyer në pronën e tij politike. Hipotekën në zyrën e kadastrës politike e ka Berisha. E dha atë tokë në përdorim për 9 vite një njëri të besuar, ja dha apriori.
Basha donte ta tjetërsonte këtë pronësi. Nuk shoh ndonjë gjë nga ajo çfarë parashikohej. Marrëdhëniet e Bashës me strukturat kanë qenë artificiale. Basha sot nuk ka kurajë të qëndrojë në një nga zyrat e PD”.