Bamir Topi: Berishën do e çonte para drejtësisë edhe prokurori më i rëndomtë

Ish-presidenti i Republikës, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, bën përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit 2011, ishkryeministrin Sali Berisha.

Gjatë një interviste për emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit Baton Haxhiu në “Klan Kosova”, Topi shprehet se deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me vrasjet e 5 viteve më parë, do të përbënin prova të mjaftueshme edhe për prokurorin më të rëndomtë, për ta çuar atë përpara drejtësisë.

“Të gjitha ato akuza nxjerrin sot Sali Berishën njeriun më të akuzuar përpara drejtësisë. Qoftë edhe një prokuror i rëndomtë, pa patur ndonjë përvojë, duke paraqitur faktet nga ana e tij në sens kronologjik, do të shihnin mjaft kontradiksione që për profesionin e tyre konsiderohet fajtor”, u shpreh Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i FRD-së kujton se krisja e tij me Berishën ndodhi për shkak të termave të një deklarate gjatë konferencës për shtyp, mesditën e 21 janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në datën 21 janar, unë kam dalë me një deklaratë në drekë dhe mesa duket ajo deklaratë e ka shqetësuar shumë z.Berisha, sepse fola për “ngjarje në bulevard” dhe mesa duket atij i interesonte që të flisja për ngjarje në Kryeministri”, tha ai.

Topi theksoi edhe njëherë tjetër skepticizmin e tij për reformën në sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se aktorët e saj janë protagonistët e 21 janarit 2011.

“Dhe gjëja akoma më e rëndë është që, ngritja e komisionit hetimor, është i vetmi komision që u shty disa herë dhe e përfundoi punën e vet pa raport. Pjesa kryesore e këtyre, sot janë protagonistët e reformës në sistemin e drejtësisë. T’i marrim me radhë, qoftë edhe ai që ka dalë nga radhët e Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. U mor si ekspert i qeverisë. Ky është një paradoks dhe çudi e madhe. Enkelejd Alibeajn e ke atje. Eduard Halimin e ke atje. Kush na jep ne garanci se do të kemi një reformim real të sistemit të drejtësisë, kur njerëz që kanë suportuar padrejtësitë e një pushteti që vrau 4 njerëz në bulevardin e Tiranës, janë sot njerëzit që do të japin opinione sesi do të jetë drejtësia nesër”, tha Topi.

Kryetari i FRD deklaroi gjithashtu se apeli i tij është dhe mbetet një: të bëhet drejtësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?