Bamir Topi: Duhet të ketë një debat ”kokë më kokë” mes Bashës dhe Berishës
1 vit pas dorëheqjes si kreu i PD-së që prej vitit 2013, Lulzim Basha u rikthye dje. Ish-presidenti Bamir Topi tregohet kritik ndaj opozitës, për të cilën thekson edhe se është në situatën e saj më të keqe.
Sa i përket deklaratave të Sali Berishës lidhur me një rikthim të mundshëm të Bashës në PD, Bamir Topi tha se është e drejtë e çdo individi, por theksoi se duhet të japë shumë sqarime dhe të bëjë transparencë.
“Nuk ishte asgjë e paparashikuar. Ndonjëherë ne tentojmë të diskutojmë vetëm ecurinë dhe fatin e një partie, përjashto PS që është në pushtet dhe gëzon shëndet të plotë për shkak të të gjitha mundësive që të jep qeverisja, por edhe me një lloj raporti psikologjik që është tek njerëzit.
Mesa duket interesat kanë përfunduar aq poshtë sa njerëzit diskutojnë për bukën e gojës dhe detyrohen të ndjekin pushtetin në fushata elektorale. Krahu tjetër pastaj nuk ke ku ta kapësh. Unë tentoj të shoh përtej PD, sepse ka një numër të madh të partive opozitare. Në këto zgjedhje nuk u futën në koalicion dhe kjo asnjëherë nuk u sqarua”, tha ish-presidenti në ”News 24”.