Bamir Topi: Gati të takohem me Presidentin Meta

Ish-Presidenti Bamir Topi konfirmoi sot se do të takohet me Presidentin Ilir Meta, pas ftesës që ky i fundit i ka dërguar për të diskutuar mbi krizën politike dhe kushtetuese në vend.

“Jam gati të takohem me Presidentin Meta”,- tha Topi gjatë një interviste folur në “Report TV”

Duke vlerësuar situatën kritike kushtetuese në vend, ish-Presidenti Bamir Topi deklaroi se është gati në çdo moment të takohet me Presidentin Meta.

Ditën e sotme, ish-presidenti Rexhep Meidani u takua me kreun e shtetit për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend.

SHKARKO APP