Bamir Topi: Nesër vendosim nëse do hyjmë në koalicion me PS-në
Nesër është dita e fundit e negociatave ku do të përcaktohet pozicioni i FRD në zgjedhjet e 21 qershorit.
Nga Gjiroakstra, Bamir Topi ka pohuar se më në fund po imlementohet një model dhe nesër është momenti final strategjik i pozicionimit të kësaj force politike.
“Ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe nëse do të futemi në koalicion me të majtët, e bëjmë për realizimin e synimeve tona ashtu si cdo parti si për kushtetutën dhe sistemin.
Këto zgjedhje administrative nuk duhet të politizohen kurrësesi”, ka deklaruar Topi.
Ai tha se nuk e sheh si diçka jo të pannatyrshme bashkëpunimin e një partie të qendrës së djathtë me një tjetër parti të qendrës së majtë.
Duke qënë se FRD po zgjedh kryetarët e degëve dhe konsolidon forumet, i pyetur në lidhje me kreun e kësaj force politike, Topi ka pohuar se nuk është rikthyer në politikë për pozicione.
“Zoti Oketa është politikani me standarte më të lata që kanë shqiptarët dhe që është fatkeqësi që është jashtë parlamentit”, tha Topi.
Kjo, ka pohuar ai, është si pasojë e defektit të rëndë e sistemit që kanë zgjedhur partitë që sot synojne të dekriminalizohen.
Bamir Topi ka qënë në Gjirokastër në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të FRD dega Gjirokastër.
KOHA JONË SONDAZH

