Bamir Topi: Nishani po bën një gabim fatal me Visar Zhitin

Ish­-presidenti Bamir Topi ka kritikuar pasardhësin e tij, Bujar Nishani, në lidhje me refuzimin për dekretimin e emrit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.

Sipas Topit, Nishani është duke bërë një gabim fatal, duke qenë se Zhiti është një martir i gjallë.

“Presidenti duhet të jetë shumë i kujdesshëm të mos jap në vendimmarrjen e tij projeksione të natyrës politike partiake. Kjo është një çështje tjetër, por institucioni i presidentit duhet të respektohet në emërimin e ambasadorëve. Duhet të ndajmë dy gjëra, çështjen e një procedure dhe çështjen e sjelljes së presidentit. Në rastin konkret, dhe unë dua të jem sa më konkret, asnjëherë nuk jam futur në çështje të tilla, por në rastin e zotit Zhiti, është bërë një gabim fatal. Në rast se ne e ndërtojmë shtetin mbi bazën e rregullit dhe të moralit për aq sa unë e njoh, sepse ne nuk kemi të bëjmë vetëm me procedurën, por edhe me profilin e individit. Dhe në rastin e Zhitit kemi një individ totalisht të plotësuar për ta vënë kudo dhe do të ishte në nderin e shtetit shqiptar që do të gjente mesazhin e përputhur me atë që ka dhënë Ati i Shenjtë edhe kur erdhi në Shqipëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin gjithë portretet e martirëve. Pse detyrimisht duhet të quhesh martir po të kesh vdekur?! Martir është dhe Visar Zhiti dhe fati i tij i keq”, thotë Topi.

SHKARKO APP