Bamir Topi: Rama ka kimi me Berishën, edhe pse në izolim
Ish-presidenti Bamir Topi, thotë se dy arkitektët që janë gati të bëjnë 2008 biss, që janë të dy në lojë njëri është jashtë, njëri izolim në shtëpi dhe e kanë bërë çorap këtë histori. Topi e ka fjalën për Ramën dhe Berishën. ”E kanë bërë çorap këtë histori. E kanë kiminë e komunimit e tyre që të rikthehen dhe të mbijetojnë dhe ta lënë Shqipërinë ta katandiset siç është katandisur”,-tha Topi.
Si ish-president, Topi tha se edhe funksioni i institucionit të presidencës ka ndryshuar dhe sot, Presidenti nuk zgjidhet më, por emërohet. Topi tha se kaosi në Komisione po bëhet me qëllom që të çmontohet partia e Bashës, ndërsa këtij të fundit i bëri thirrje që të ulet në debate politike me pjesën tjetër të opozitës.
“Analiza ime bëhet në një drejtim tjetër, problemi nuk është te nevoja për të pasur një ligj të ri. Nevoja është për të zmontuar partinë e Bashës. Për mua që e njoh atë formacion politik, qëllimi nuk është për të bashkë drejtuar një komision, është çështje formale. Përderisa OSBE/ ODIHR thotë duhet të jenë të gjithë, bashkëkryetari këtu kërkohet për trofe. Qëllimi është zmotimi i partisë së Bashës, ky është qëllimi i Berishës.
Sali Berisha sot paradoksalisht është shumë afër me Edi Ramën. A është e premte sot, e enjtja pre supozon natën e debateve politike në çdo emision, askush nuk mund të mohojë që një pjesë e mediave të mos jenë direkt të influencuera nga Edi Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që në të gjitha emisionet nuk kishte një përfaqësues të PD nga Basha”,-tha në ”Top Story”.