Bamir Topi: Ramës i duhet Berisha në Parlament

Këtë javë pritet të mblidhet Parlamenti i Shqipërisë, dhe PD-ja bashkë me LSI-në do të rikthehen pas 2 viteve mungesë. Mungesë në Kuvend nuk do të bëjë as figura historike e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha.

SHBA-të e kanë bërë të qartë që nuk e duan Berishën në Kuvend, ende Basha nuk ka dhënë një qëndrim për këtë çështje dhe për ish-presidentin Bamir Topi, prezenca e Sali Berishës në Kuvend i duhet Edi Ramës.

”Nuk dëshiroj të merrem më me Berishën, në sensin e në historie që kur unë jam përplasur shumë njerëz ose kanë heshtur, ose janë atashuar krah tij. Njeriu më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Rama”,-tha për Top Channel.

SHKARKO APP