Bamir Topi sulmon Berishën: Duhet të studiohet si rast shkencor! S’ka më shpresë, nëse ai drejton opozitën

Bamir Topi ka lëshuar deklarata të forta për Sali Berishën, ndërsa shprehet se ai është një rast që duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nga sociologë, psikologë etj.

Nëse Berisha drejton opozitën që quhet si institucioni i shpresës, sipas Topit është e ndaluar që të shpresosh dhe të ëndërrosh.

Burimi i ujit në kuptim metaforik, kalon tek këta të dy, Berisha-Rama. Këta ishin ata që bënë 2008-ën. 

Berisha e di shumë mirë që ç’kishte për të ndodhur, ndodhi. Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet të studiohet nga politologë seriozë. Nga sociologë, nga psikologë, pra nëse është aftësia e tij, nëse është një lloj varësie independence e njerëzve që janë pranë tij sepse ka ndodhur një tërmet shumë i fuqishëm brenda pak kohësh. Ç’më intereson mua historia e vulës apo siglës. 

Kjo ndodh, në këtë lloj aktualiteti, dikush e quan absurditet, dikush e quan aftësi, trimëri, por historia është që në këtë terren shqiptar, në këtë mjedis që nuk arrin të identifikosh më cili është qytetar normal dhe jo normal, pikërisht kjo pjesë shkon dhe jep çmimin për të riardhur sërish dhe për të drejtuar institucionin e shpresës, opozitën. Institucionin e shpresës nëse e drejton ky personazh atëherë ti e ke të ndaluar të shpresosh, të ëndërrosh. Historia e fenomeneve që e ka ndjekur Shqipërinë dhe shqiptarët është një histori që ka ndodhur në një ditë. Unë nuk mund të arsyetoj dhe gjykoj për gabimet që çdo njeri bën në karrierën e tij politike, është e kaluar, por kur kjo histori vjen dhe agravohet dhe nuk jep asnjë shpresë për nesër“, ka thënë Bamir Topi në Top News.

SHKARKO APP