Banderola gjigande në godinën e Korpusit universitar për vizitën e Bill Clinton

Placeholder Image

Në korpusin universitar është vendosur një banderolë gjigande me foton e Clinton ku shkruhet: Mirë se vini zoti President.

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë së shpejti, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

SHKARKO APP