Banorët e “5 Majit” dhe Laprakës protestë para Parlamentit: Nuk e dimë ku do të qëndrojmë

Banorët e lagjes “5 Maji” kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit, pasi banesat e tyre preken nga projekti i rindërtimit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të Laprakës, të cilët preken nga Unaza e Madhe.

Protestuesit i janë afruar hyrjes së parlamenti, po janë penguar nga policia. Nga ana e protestuesve është kërkuar që policia të bashkohet me ta.

Ata kanë kërkuar që gjithçka të bëhet transparente dhe të dokumentohet përmes noterizimit, hapësira e banimit dhe koha se kur ata do të marrin shtëpitë e reja, pasi ata kanë theksuar se nuk kanë asnjë informacion.

“Po shkatërrohen 1500 familje. Janë edhe 1500 të tjera në Laprakë, çfarë do të ndodhë me këta. Ty të kanë vjedhur lekët e çizmeve, në dimër t’i ke ftohtë. Kemi dalë në dhe kemi protestuar për ju” shprehet një qytetar ndërsa konfliktohet me policinë.

 

SHKARKO APP