Banorët e ”5 Majit” i binden apelit të Veliajt, firmosin marrëveshjet. Lirohet Bregu i Lumit

Banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

Janë nënshkruar 23 akt-marrëveshjet e para pranë Drejtorisë Juridike ndërkohë që ky proces vijon me shpejtësi edhe me banorët e tjerë të cilët kanë shfaqur një interes të lartë për nënshkrimin e kontratave. Për të lehtësuar procesin dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një zyrë të posaçme për sqarimin dhe nënshkrimin e kontratave me banorët në këtë zonë.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. “Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve të klasifikuara si ndërtime pa leje (banesa), është 100% e sipërfaqes së objektit pa leje, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi. Afati i kryerjes së shkëmbimit të pronës private me një pronë shtetërore të ardhshme do të jetë në përfundim të realizimit të projektit “Për zonën e re për zhvillim, në njësitë administrative 4 dhe 8, zona ‘5 Maji’, Bashkia Tiranë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia ka marrë përsipër dhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja.
Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

Lista me 23 familjet që kanë nënshkruar marrëveshje me Bashkinë e Tiranës:

SHKARKO APP