Banorët e “5 majit”, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit. Rama shkon t’i takojë

Banorët e zonës së “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit po protestojnë para ambienteve të Kuvendit. Banorët janë përplasur me policinë, ndërsa theksojnë se nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë. Një përfaqësi e tyre duan që të takohen me përfaqësues të qeverisë.

“Na nxorët përjashta, ku e kam shtëpinë unë tani! Jug-veri të vijnë të gjithë. Kam larë pjata për 30 vjet në Itali. Nga një shtëpi u bë beton për gjysëm ore. ku do të shkoj unë ku do të fle”- u shpreh një banore.

E pranishme në protestë ëshjtë edhe nënë Liza, e cila ka kërkuar takim me kryeministrin. “Duam që të vijë kryeministri këtu. Nuk largohemi”, dëgjohet teksa thotë e moshuara, ndërkohë që një polic i kërkon që të lirojnë rrugën.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama përpara se të hynte në Kuvend është përballur me protestën e këtyre banorëve.

Kryeministri iu drejtua protestuesve, duke u thënë se tre prej tyre do të shkojnë në Kuvend me të për të folur për problematikat e banorëve.

Rama: Hajde me mua.

Qytetari: Jo, zoti kryeministër është turp i gjithë botës

Rama: Kush do vijë me mua? Do vini 3 veta. Përveç nënës kush do vijë nga banorët?

SHKARKO APP