Banorët e Bërxullës bllokojnë aksin e Rinasit, përplasje me Policinë: Nuk e falim tokën për oligarkët

Tokat e tyre u prekën nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, dhe këtë të dielë banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë dhe po bllokojnë aksin e Rinasit. Ka përplasje mes tyre dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Mësohet se banorët nuk janë dakord me projektin e qeverisë për punimet e rrugës, pasi ky plan prek edhe shtëpitë e tyre. Kjo gjë ka bërë që një numër i madh i tyre të shfaqen tejet të tensionuar edhe kundrejt policisë, duke u bërë thirrje të mos i prekin me dorë.

Ata janë shprehur se tokat e tyre nuk do i falin për oligrakët. “Këto njerëz që heshtin, neglizhojnë dhe nuk duan të vijnë të bëjnë negociata me banorët e Bërxullit, mos ta marrin kaq të letë, pasi do të rezistojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe kjo rrugë nuk do të ndërtohet. Ju faleminderit juve mediave, pasi ne për pushtetarët kemi vdekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?