Banorët e Delvinës rrihen me policinë, deputeti i PS i fton për të shijuar rivierën
Banorët e Delvinës kundërshtojnë ngritjen e një guroreje në afërsi të qytetit të tyre. Pas thirrjeve drejtuar bashkisë dhe deputetit të zonës, banorët kanë dalë sot në rrugë duke u përplasur me policinë për të ndaluar projektin.
Delvina është një nga bashkitë e jugut që vuan problemin e ndotjes. Disa kohë më parë firmat e nxjerrjes së naftës shkatërruan sistemin e ujësjellësit duke e bërë ujin të papijshëm. Ndërsa tani qyteti kërcënohen nga ndotja e guroreve.
Asnjë nga të zgjedhurit e zonës nuk është sot në krah të banorëve për të gjetur forma zgjidhje ligjore për problemin e tyre. Ndërsa qytetarët rrihen me policinë deputeti i Sarandës dhe Delvinës, Alekt Hyseni shijon plazhin pak kilometra larg Delvinës dhe siç njofton në Facebook fton qytetarë të vizitojnë Shqipërinë turistike.
Nëse lejohet gurorja në Delvinë, nuk flitet më për turizëm, por probleme shëndetësore të banorëve.

KOHA JONË SONDAZH

