Banorët e Dukagjinit në protestë, Elisa Spiropali: Rrugën do ta ndërtojë qeveria, gati projekti
Pas protestës nga banorët e Dukagjinit për ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë të kësaj krahine, ka një lajm nga qeveria.
Ministrja Elisa Spiropali, që është edhe e deleguar e PS-së në këtë qark, dha sot lajmin e mirë se është gati projekti për ndërtimin e rrugës me financim të qeverisë qendrore.
“Bashkë me Benetin, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, biseduam shtruar me përfaqësues të grupit organizator të protestës së drejtë për rrugën e Dukagjinit. Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Për shkak të potencialit natyror, turistik dhe zhvillimor, ndonëse rruga është në inventarin e Bashkisë Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverisë ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik”, shkruan Spiropali në Facebook.