Banorët e lagjes “Kala” në Elbasan mirëpresin nismën e qeverisë shqiptare, bonusin e Rijetësimit

Për të dytin vit rradhazi, Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen e Bonusit të Rijetësimit, skemë mbështetëse për këdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.

Duke qenë se qyteti i Elbasanit, ka fatin e madh që të rrethohet nga shumë zona turistike dhe historike, mes tyre edhe Kalaja në qendër të qytetit.
Ministria e Kulturës Elva Margariti, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri kanë zhvilluar një takim prezantues me banorët e lagjes “Kala” ku në fokus ka qenë Bonusi i Rijetësimit.
Në fjalën e saj, pas firmosjes së kësaj marrëveshje mes Ministrisë dhe Bashkisë, ministria Margariti u shpreh se “për Elbasanin, për të gjithë traditën që keni, për të gjithë aspektin intelektual që i keni sjellë mbarë kombit, më lejoni t’ju them se fakti që ju keni jetuar në Kala dhe nuk e keni abandonuar asnjëherë e keni mbajtur tërë jetën gjallë, është një meritë e juaja, dhe në një farë mënyre shteti po ju ofrohet me një dekoratë”.

Nga ana e tij kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja pohoi se “ajo që ne kemi si qëllim në vetvete është që të krijojmë ambjente shërbimi në Kalanë e Elbasanit dhe këto vijnë me bashkëfinancim, ku qeveria shqiptare bashkëfinancon projektet tuaja me grante. Elbasani ka shumë porenciale që vetë ne duhet t’i shfrytëzojmë, për të mirën ekonomike, por edhe për rininë e qytetit. Kjo është një gjë e mirë, që ta shohim të ardhmen këtu, duke rritur zhvillimin ekonomik”, tha kryebashkiaku Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, pohoi se “duke e mbajtur shtëpinë në gjendje të mirë, aq më tepër që e financon shteti ne ruajmë identitetin e Elbasanit. Ky është një nga qytetet e pakta në shqipëri që e ka zonë shumë të banuar brenda kalasë. Ky program përveçse mbron trashëgiminë nga ana tjetër mbështet individin, ekonominë familjare dhe gjithë komunitetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?