Banorët marrin shtëpitë e reja në Thumanë, Rama thumbon PD-në: Kujdes bravën!

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në Thumanë kur iu dorëzoi banorëve shtëpitë e reja të rindërtuara. Duke ironizuar situatën në PD, Rama tha se qeveria i dorëzon sot atyre çelësin e shtëpive, por i dha porosi që të kenë kujdes bravat se nuk i dihet.

”Shtëpitë janë të gjitha falas. Në vendet e tjera u kërkohet kredi. Ndërkohë të gjitha familjet shqiptare do të marrin çelësin, titullin e pronës dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre. Pa paguar as sot dhe as nesër asnjë qindarkë. Kuptohet se duhet të bëni kujdes për bravat. Se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë në vitet e ardhshme, do të ndryshoni ngjyrën e bravës, asnjë gjë tjetër nuk iu bëjnë dot. As t’ju vëjnë interesa kredie mbi shtëpinë”.

Po ashtu kryeministri tha se banorët do t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi më të mira e më të sigurta se ato që kishin. Për Ramën, transformimi i Thumanës është i madh, teksa shton se pikërisht për këtë nivel transformimi po punohet për të gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?