Banorët në protestë, duan ujë dhe rrugë. Braimllari: Koha e kryetarëve kukull ka marrë fund
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka ngritur shqetësimin e banorëve të fshatrave në Korçë, të cilët sipas tij janë lënë në harresë si nga Bashkia dhe nga qeveria ”Rama 2”. ”Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit të pishëm por edhe mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore e ka bërë jetën e këtyre banorëve të vështirë dhe të pajetueshme”.
Vetëm 2 km larg larg qytetit të Korçës prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Barç vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse kanë shumë vite që ankohen për këtë problem banorët e fshatit nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritet dhe për këtë arsye janë ngritur në protestë.
Janë rreth 2000 banorë që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e rrjetit të kanalizimeve, infrastrukturen e dobët, ndërsa familjet që jetojnë në këtë zonë thonë se here pas here ka dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Postimi i plotë
Korça e lene ne harrese. Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar. Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçes por jo vetem, tregon qarte mungesen e investimeve ne keto zona.
Eshte e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqiperise te perballen me mungesen e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesen e ujit te pishem.
Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pishem por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturen rrugore e ka bere jeten e ketyre banoreve te veshtire dhe te pajetueshme.
Bashkia Korçe te mos fleje gjume, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te perqendrohet tek shqetesimi i vertete i qytetareve. Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar.