Banorët: Rama erdhi për xhiro dhe gallatë. Pallati thërrmohet me kaçavidë, ai më thotë gjej grua

Qyteti i Shijakut vijon të ngjajë me një zone lufte, me një pjesë të mirë të banorëve që vijojn ë të qëndrojnë në qiell të hapur. Banesat e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa gjatë një interviste për Fax News ata shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me problemin e tyre.
Ata nuk kanë ende një version zyrtar lidhur me fatin e banesave të tyre, çka ua shton edhe pasigurinë. Për më tepër, banorët akuzojnë për neglizhencë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre, vizitoi Shijakun sa për xhiro dhe pas disa batutave u largua sërish.
“I futi një xhiro kryeministri bëri ca gallatë! Më thotë mua gjej gru. Shtëpia më thonë një është e banuehsme një është e pabanueshme. Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia, sepse unë nuk kam makinë për të shkuar që ti marr. Banorët e tjerë kanë ikur tek miqtë e vet. Ku të bëhet mbledhja unë kam një muaj që rri në këtë pallatë të shkatërruar.
Unë me fëmijët e mia nuk futem dot këtu. Pallati ka ikur me një krah. Na thanë është me rrezikshmëri të lartë. Të paktën të na japin zgjidhje o të rrimë o të ikim. Këtu kanë ikur të gjithë, kolonat kanë dalë të gjitha. Thërrmohet me një kaçavidë! Ja e shikon”, shprehen banorët.

“Pallati thërrmohet me kaçavidë”, banorët në Shijak: Rama erdhi i futi një xhiro duke bërë gallatë

SHKARKO APP