Banorët rikthehen në protestë kundër aksit Thumanë-Kashar
Këtë të enjte banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë, duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm janë dhjetra forca policore, përfshi njësi të reparteve speciale.
Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar rradhë makinash në të dy anët e autostradës.
Policia ka tentuar të zhbllokojë aksin duke zhvendosur banorët anash autostradës duke i shtyrë forcërisht.