Banorët thirrje për ndihmë, Basha në Kavajë: Prisni verifikimin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ardhur në Kavajë, pas thirrjeve të banorëve që janë pa mbështetje pas rënies së tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. 36 familje në Kavajë kanë mbetur jashtë që nga tërmeti i rënë më 26 nëntor. Basha i cili ka komunikuar me banorët për situatën e vështirë që po kalojnë. Banorët i kanë thënë kreu të PD-së se prej ditës kur ka rënë tërmeti nuk kanë hyrë në banesat e tyre për shkak të frikës, pasi pallati ku jetojnë ka pësuar dëme të mëdha. Ata ndër të tjera shprehen se kanë fjetur në makina ndërsa shtojnë se nuk kanë marrë dot as rrobat që kanë brenda.

Banorët: Jemi, të gjithë kemi dalë jashtë. Po rrimë në makinë me kalamajt, pimë naj kafe në lokale.

Basha: Mos u futni brenda pa u vërtetu nëse futesh apo jo dot.

Banori: Rrobat i kemi brenda, ka probleme në strukturë. Kemi një jetë që punojmë. Presim ekspertët.

Basha: Unë do të ngrejë si probleme. Miqtë tanë nga Elbasani kanë hapur nja 600-700 vende. Jeta mbi të gjitha. Në Thumanë që vjet nuk duhej të futeshin brenda.

YouTube player

SHKARKO APP