Banori i kërkon ndihmë, Meta-shefit të Emergjencave: Harro kollaren dhe zgjidhi problemin (VIDEO)
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka qenë sot në Levan të Fierit, një nga zonat e përmbytura në jug të vendit javët e fundit pas motit të keq.
Meta pa nga afër sot dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Levan të Fierit
Por gjatë verifikimit të situatës atij i ka dalë përpara një banor, i cili i ankohet se nuk i janë rekuperuar të gjitha dëmet nga përmbytjet e fundit.
Kreu i Kuvendit ka qenë i veshur me një xhup dhe këmishë gjatë këtij inspektimi, krejt ndryshe nga shefi i emergjencave i cili ishte paraqitur në zonë me kostum dhe kollare.
Ilir Meta i drejtohet shefit të emergjencave në Fier: Merrja emrin dhe zgjidhja problemin.
Shefi i emergjencave në Fier, Arben Çuko: Po ja kemi zgjedhur, i kemi shpërndarë çadra…
Ilir Meta i drejtohet shefit të Emergjencave: Po le ça keni shpërndarë, ka një problem konkret o zotri
Arben Çuko: Patjetër
Ilir Meta:…nuk ka dyshekë, të iki t’ia marr unë dy dyshek tani?
Ilir Meta i drejtohet banorit të zonës: Po nuk ti solli zotëria, merr numrin tim të telefonit, më merr mua në telefon, do t’i sjell unë.
Ilir Meta i drejtohet Arben Çukos: Ti e more vesh? Harro kollaren edhe zgjidhe këtë problem. Dakord?
Meta, gjate takimit me banoret
Gjatë vizitës në këtë zonë, kryeparlamentari Meta është njohur edhe me pakënaqësi të banoreve të tjerë. Ky më sipër nuk ishte i vetmi që kishte probleme, pasi një tjetër banor i është drejtuar Metës me një pakënaqësi për prefekturën.
“Kam pakënaqësi me prefektin dhe prefekturën, krahas kësaj më hoqën token, pasi jemi të ardhur nga Tropoja. Ne na është hequr toka që e kemi marrë brenda rregullave”,iu drejtua banori Metës.
Pasi e ka dëgjuar, Meta i ka lënë porosi deputetit të LSIsë dhe prefektit që t’ia zgjidhnin çështjen.