Barçi i Korçës/Braimllari: Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari prej disa ditësh është zhvendosur në Korçë, sipas së cilit është braktisur nga qeveria, nga ku denoncon problemet e shumta që hasin banorët.

Këtë herë përmes një postimi në facebook, ai thotë se banorët e Barçit të Korçës, prej kohësh vuajnë mungesën e infrastrukturës dhe ujit të pijshëm, pasi Rilindja i ka harruar për interesa klienteliste.

”Edi Ramës dhe kukullave të tij nuk i interesojnë problemet e përditshme të qytetarëve por vetëm politika e fasadës. Qytetarët përveçse mungesës së vendeve të punës, kostos së lartë të jetës, mungesës së investimeve në bujqësi, falimentimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, largimin e të rinjve nga vendi sot duhet të kthehen shumë vite pas”.

Postimi i plotë

Banorët e Barçit të Korçës po përballen me mungesën e infrastrukturës dhe ujit të pishëm si pasojë e një qeverisje të dështuar klienteliste dhe fasade të Rilindjes.

Edi Ramës dhe kukullave të tij nuk i interesojnë problemet e përditshme të qytetarëve por vetëm politika e fasadës. Qytetarët përveçse mungesës së vendeve të punës, kostos së lartë të jetës, mungesës së investimeve në bujqësi, falimentimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, largimin e të rinjve nga vendi sot duhet të kthehen shumë vite pas.

Mungesa e infrastruktures dhe ujit te pishem eshte kthyer ne nje problem serioz per jeten e perditshme.
Koha e rilindjes fasade ka marre fund. Eshte koha e sherbimit qytetar per te kthyer shpresen dhe besimin ne vend. #shqiperia_shtepia_juaj??

https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/2628159127497386/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARCTSEAgeQd8P336KHyf0hdSOXMtg8NnERKXeuGprNUUOKtRN0_oKpnQM_Ogw7NuGu6tIY-py1tvu4lf

SHKARKO APP